Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, prej sonte nis përgatitjet për Kampionatin Evropian. Mirëpo që në fillim u përball me problem të madh, pasi që mesfushori shqiptarë Enis Bardhi rezultoi pozitiv në testet për koronavirus. Lajmi i mirë është që Bardhi nuk ka shfaqur asnjë simptom dhe nuk ka qenë në kontakte me reprezentuesit e tjerë, ndërsa ato të fundit ka pasur me kolegët e tij, te skuadra spanjolle e Levantes.
Ndryshe, përgatitjet nisin në qendër stërvitore pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku janë planifikuar nga dy stërvitje për çdo dy ditë, me qëllim që reprezentuesit të arrijnë formën e duhur.
Maqedonia do të debutojë në Kampionatin Evropian më 13 qershor, ndaj Austrisë, ndërsa 4 ditë më vonë përballet me Ukrainën, para se të sfidojë Holandën në Amsterdam, më 21 qershor