Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski si dhe seleksionuesi Bllagoja Milevski do të kenë pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili theksoi se kjo erdhi nga, siç e quan ai, goli historik dhe fitores së madhe ndaj Italisë.
“Sot, në MPJ do të vijnë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të rëndësishëm dhe meritojnë pasaportën diplomatike”, tha Osmani