Barcelona mund të dërgojë Messin dhe Manchester Cityn në gjykatë

Barcelona ka eskaluar në kontaktet me Lionel Messin, duke e paralajmëruar atë se mund të përfundojë në gjykatë së bashku me Manchester Cityn, nëse kompleton kalimin si lojtar i lirë në Etihad, raportojnë mediat në Spanjë.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, klubi katalunas do t’i ndjekë rrugët ligjore qysh në momentin që 33-vjeçari kompleton kalimin te Citizens.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i befasoi Blaugranasit kur në zyrat e tyre dërgoi letrën për largim nga klubi i lojtar i lirë.
Por, argjentinasi u njoftua më pas se për t’u largua nga klubi, skuadra që i do shërbimet e tij duhet t’i paguajë plotë 700 milionë euro.

Sidoqoftë, nëse Messi sfidon durimin e Barcelonës për të kaluar si lojtar i lirë te Manchester City, atëherë do t’i padisë të dyja palët.
Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, është duke mbajtur një takim me presidentin Josep Maria Bartomeu për të gjetur një zgjidhje më paqësore që të lejohen të largohen pa ndonjë mosmarrëveshje nga klubi pas 20 vitesh qëndrimi aty.