Banorja e lagjes 146, përshëndet Komunën e Tetovës me disa foto


Lëvdatat ndaj komunës së Tetovës që kur është në krye të saj Bilall Kasami nuk kanë të ndalur, sot, përmes një statusi në rrjetin social facebook banorja e Lagjes 146 Muhabije Fejzuli ka përshëndetur punën dhe reagimin e menjëhershëm të komunës në rregullim e rrugës në lagjen 146. Ndryshe, disa ditë më heret edhe profesori Ejup Ajdini përshëndeti punën dhe efikasitetin e administratës së komunës së Tetovës.

Ja statusi i plotë i Muhabije Fejzulit:
Dje kërkuam ndihmë nga Komuna e Tetovës, sot menjëherë filluan punimet.
Falënderojmë Komunën që kërkesën tonë nuk e lanë në vesh të shurdhër po reaguan menjëherë për ta bërë sa më shpejt të lëvizshme rrugën 146, e cila nga shiu u shkatërrua.
Mirënjohje nga lagjja 146! 👏👏