Banori i Velesit ka goditur policët


Dje rreth orës 04.40 në një hotel në Veles gjatë ndërmarrjes së masave nga ana e zyrtarëve policor në Veles, dhe pas paraqitjes paraprake për prishjen e rendit publik nga A.P.(43) nga Velesi, i njëjti ka refuzuar që të tregoj letërnjoftimin dhe gjatë tentimit për arrestim ka goditur zyrtarët policor, transmeton Almakos.

A.P. është arrestuar në stacionin policor. Është njoftuar edhe Prokurori Publik ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijoje padi adekuate penale.