Më datë 11.01.2022 në ora 12.00 në Njësinë Policore Çegran, personi B.B. (43) nga Forina e Gostivarit ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga personi N.M. nga Çegrani i Gostivarit. Sipas raportit, për ndërmjetësim për marrjen e shtetësisë së huaj ipersoni i raportuar N.M. Nga personi B.B. ka kërkuar 5200 euro, të cilat i njëjti ia ka paguar në tre këste, por në fund të vitit 2021, pasi ka kuptuar se kishte qenë i mashtruar, i ka kërkuar kthimin e parave, por nuk i janë kthyer.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.