Banorët te “Rruga e plastikave” peticion kundër shitoreve

Banorët që jetojnë përrreth bulevardit “Nikolla Karev” apo e njohur si “Rruga e plastikave” në qytetin e Shkupit, çdo ditë hasin në vështirësi gjatë lëvizjes së lirë në këtë rrugë.

Disa banorë të kësaj lagjeje kanë denoncuar në Pa Censurë se janë në vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes në trotoarë, pasi që janë të zëna plotësisht nga ana e shitoreve të cilat nxjerrin mallin e tyre. Banorët deklarojnë se edhe në rast të ndonjë urgjence nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre.

Shumë herë ka pasur incidente ndërmjet banorëve dhe pronarëve të shitoreve.  E fundit ka qenë një rrahje gjatë të cilës është evituar vrasja.

Banorët të shqetësuar kanë bërë një peticion ku kërkojnë nga Qyteti i Shkupit dhe komuna e Çairit që të ndërmarrin masa për këtë parregullsi./Pa Censurë