Banorët e Siniçanit vazhdojnë pro*testën edhe përkundër reshjeve

Edhe përkundër res*hjeve të mëdha të shiut në bjeshkët e Sharrit dhe erërave të fuqi*shme që kapluan këtë vend mëngjesin e sotëm, dhjetëra banorë të fshatit Siniçan vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në shenjë pr*oteste tek vendi ku duhet të zhvillohen punimet.

Erërat e fuqi*shme të mëngjesit të sotëm prishën tendat e tyre, por kjo nuk ndikoi që ata të dorëzohen nga pro*testa. Sipas bisedave të tyre që dëgjohen në video, banorët janë të vendosur dhe nuk ndalojnë së pro*testuari deri në momentin e vazhdimit të punimeve për sjelljen e ujit për pije në fshatin e tyre. Përndryshe, sot në ora 15:30, pritet të realizohet takimi i radhës i kreut të komunës së Bogovinës Albon Xhemaili dhe përfaqësuesve të dy fshatrave Siniçan e Urviç me kryeministrin Oliver Spasovski në godinën e Qeverisë. Banorët shpresojnë në një përgjigje pozitive në ditën e sotme me urdhëresë për të vazhduar punimet por edhe për tu larguar policia nga vendi i zhvillimit të punimeve pas arritjes së pajtimit mes dy banorëve të dy fshatrave.