Banorët e Shuto Orizares mbetën pa transport publik

Nga e premtja në mëngjes nuk ka transport publik prej dhe deri në lagjen Shuto Orizare. Banorëte asaj ane thonë se kane mbetur të ngujuar të premten në stacion duke pritur autobus.
“U vonova për në punë, më shumë se një orë prita dhe nuk erdhi. Në fund u detyrova të marr taksi, sepse patjetër e kisha të arrij disi në punë. U paraqitëm në telefon, na thanë se do të vijë autobusi, por as nam e as nishan”, tha Marija Stefanovska, banore e kësaj lagje.
Edhe nxënësit të revoltuar deklaruan se ishin të detyruar të gjejnë mundësi alternative që të arrijnë me kohë në shkollë.
“Mësoj në shkollën Arseni Jovkov, dhe shkoj cdo ditë me autobus. Të premten nuk erdh asnjë autobus, u bëmë grupë dhe shkuam me taksi” tha Mehmedi.
Nga Ndërmarrja publike transportuese thonë se deri në Shuto Orizarë shkojnë autobusët me numër 19 dhe 20.
“Linjën 19 e shërbejnë 17 autobusë, dy nga të cilët janë të NTQ-Shkupi, ndërsa të tjerat janë transportues privat Mak Ekpsres. Linjën 20 e mbajnë vetëm autobusë privat. Dy autobusët e NTQ – Shkupi, të linjës me numër 19, përgjithsissht cdo ditë e realizojnë rendin e shkruar. Janë regjistruar ndonjë herë vonesa muajin e kaluar për shkak defekteve”, informojnë nga NTQ – Shkupi.
Nga Mak ekspres informojnë se problem është se autobusëve të tyre po u bëhet kontrollë e jashtzakonshme teknike, si e mbarojnë kontrollimin, ashtu kthehen në qarkullim, tha Milorad Dimitrievski.