Banorët e Konjares së Shkupit rrethojnë stacionin policor

Banorët e Konjares së Mesme në pr*otestë para stacionit policor në Komunën Petrovec pasi disa banorë janë ftuar në bisedë informative nga policia pas pro*testave të njëpasnjëshme disa ditë me rradhë.

Banorët e Konjares së Mesme janë ngritur për të mbrojtur ujin e pijshëm nga një kompani që gropon në rrjedhën e Lumit Pçinja që rrjedh nëpër fshat. Katastrofa ekologjike e shkaktuar nga punimet e kësaj kompanie është e përmasave të mëdha, dhe në vend se të arr*estohen e të bu*rgosen pronarët e kompanisë që shkakton d*ëmin, policia mundohet të frikësojë banorët që pro*testojnë për të mbrojtur ujin e pijshëm.(A. Xhaferi)