Banorët e Karaçevës protestojnë kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe

Me pankarta e flamuj në duar banoret e fshatit Karaçevë në kufi më Serbinë dolën sot në pikën qe lidh Karaçevën e Kamenicën për të protestuar. Protestën nuk e ndali as thirrjet e Institutit Publik të Kosovës qe po kërkon mos të ketë tubime shkaku i pandemisë. Këta banorë kanë vetëm një shqetësim, hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin e tyre.
“Kosova nuk ka toka për të falur”, ky ishte mbishkrimi që banoret e kësaj zone po mbanin në duar.
E nga larte po vëzhgonte KFOR-i.

Kujtojmë se këta banorë tash e 20 vite janë duke kërkuar të bëhet një zgjidhje për fshatin e tyte. Ata kanë droje që kjo pjesë do të mbetet me Serbinë. Në këtë pjesë nuk monitoron Policia e Kosovës.
Protestës së këtyre banorëve për pak minuta pritet ti bashkëngjitet edhe Gani Geci e vajza e tij deputetja Marigona Geci.