Banorët e Hasanbegut dhe Stajkovcit protestuan pasi nuk kanë energji elektrike

Banorët e fshatrave Hasnbeg dhe Stajkovc në temperaturat e ulëta dimërore kanë mbetur pa energji elektrike. Ata sot protestuan për problemin e tyre tashmë disa vjeçar, dhe në shenjë rovolte për disa orë bllokuan bulevardin “Metodia Andonov Çento”. Banorët thonin se faturat e rrymës elektrike i paguajnë nga 6.000 deri më 7.000 denarë, ndërsa vazhdimisht kanë mungesë të energjisë elektrike. Ata shpreheshin të shqetësuar për fëmijët dhe anëtarët e tyre familjarë që janë të moshuar, pasi siç thonin në çdo dimër ata hasin të njëjtat vështirësi.

Ejmen Ajdari, protestues nga fshati Hasanbeg

“Hasanbegu për vitë të tëra ka problem me rrymën, domethënë Hasanbegu ka banorë që e paguajn rrymën rregullisht dhe rrymë nuk kanë, kanë kërkuar që matësit e rrymës t’i nxjerrim jashtë, i kemi nxjerrur, përsëri është i njëjti problem, rryma shtrejtohet, kurse ne rrymë nuk kemi. Bashkë me fshatin Stajkovc kemi dalë në protesta, që një herë e përgjithmonë ta zgjidhim këtë problem”

Ata kanë kërkuar ndihmë nga drejtori I EVN-së por sipas tyre ai nuk po e merr në konsideratë hallin e tyre.

Edhe Banorët e fshatit Stajkovc po përballen me problemin e njëjtë, dhe kërkojnë nga kompetentët që sa më parë ta zgjidhin atë.

Bobo Milcevski, protestues nga fshati Stajkovc

“Jemi duke protestuar se tanimë disa ditë nuk kemi rrymë elektrike dhe kërkesat tona janë deri tek EVN-ja. Ne i paguajmë rregullisht faturat e rrymës dhe tani 15 ditë nuk kemi rrymë, nuk mund ta ndezim as televizorin, as lavatriçen. EVN e ka për detyrim të na sigurojë rrymë pasi ne pagujamë vazhdimisht rrymë elektrike”.

Banorët e këtyre zonave gjithashtu thonin se në qoftë se nuk zgjidhet problemi i tyre ata nuk do të ndalojnë së protestuari, pasi siç thonin nuk munden të vazhdojnë të jetojnë më në këto kushte të vështira.