Banorët e Durrësit të zhgënjyer për bonusin: Sorollatje pafund, në zyra mungon interneti

Një pjesë e qytetarëve durrsakë janë të zhgënjyer nga mënyra e aplikimit online për bonusin e qirase. Banorët e njësisë administrative numër 3 qëndrojnë në radhë për orë dhe ditët të tëra dhe nuk mbarojnë dot punë.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore të rri në këmbë gjithë ditën. Kam 3-4 ditë që vij dhe iki që në 7 të mëngjesit”, shprehen banorët.