Banorët e rajonit të komunës së Çairit dhe Butelit në panik nga vjedhja e automjeteve. Në rrjetet sociale qytetarët kanë alarmuar se për një periudhë të shkurtër janë vjedhur më shumë makina, sidomos të tipit Golf 5. Automjeti i fundit i këtij tipi është vjedhur një ditë më parë në lagjen Fushë Tophanë. Qytetarët e anketuar, në këtë lagje thonë se kohëve të fundit kanë dëgjuar për vjedhje të shumta dhe të ndryshme. Dyshojnë se vjedhësit janë nga vende të tjera.
Vazhdimisht vjedhin në këtë pjesë, vazhdimisht vjedhin. Nuk e di, ndoshta vijnë prej rretheve tjera, ose lagjeve tjera. E njëjta gjë si qentë që po i depërtojnë prej një qyteti në një komunë tjetër edhe vjedhjet e veturave, e vjedhjet tjera bëhen prej lagjeve tjera. A ka siguri aq sa duhet? Nuk ka, ja sa vijnë menjëherë shkojnë, ajo është, vijnë e shkojnë, nuk e di se çka është puna!
Kjo është diçka e habitshme, pse e bëjnë nuk e di çka është puna. // Siç duket nuk ka siguri duhet të kontrollohen, vjedhësit duhet ti gjejnë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik. Zëdhënësi Toni Angellovski, konfirmon se në dy javët e fundit në Çair dhe Butel janë paraqitur si të vjedhura vetëm dy makina.
“Ne në këtë periudhë nga 1 nëntori deri më 16 nëntor, është denoncuar një automjet i vjedhur në komunën e Çairit. Dhe ne si ministri e Punëve të Brendshme ndërmarrim masa dhe aktivitet e për gjetjen e automjetit të vjedhur. Dhe kemi një automjet të vjedhur edhe në territorin e Komunës së Butelit’ deklaroi Toni Angellovski, MPB.
Nga MPB theksojnë se ditë më parë e kanë kapur një grup në Komunën e Shuto Orizares, i cili ka vjedhur pajisje nëpër automjete si akumulatorë dhe pajisje të tjera. Ndërkohë në Koliçanin e Epërm është gjetur edhe një veturë e vjedhur në Kosovë.