Banorët e Bërnjarcës në pro* testë, kërkojnë fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e fshatit

Banorët shqiptar të fshatit Bërnjarcë kanë pro* testuar sot para shkollës së fshatit dhe kanë kërkuar që dyert e shkollës të hapen edhe për fëmijët e tyre. Për këta banorë është e papranueshme që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e Haraçinës.

“Ne do të pro* testojmë, derisa të hapen dyert e shkollës edhe për fëmijët tanë. Në jemi të vendosur, fëmijët nuk i dërgojmë në shkollë deri sa të zgjidhet ky problem i cili daton që prej dy vitesh”, u shpreh një banor.
Banorët kr* itikojnë autoritetet zyrtare për neg* lizhencë dhe mospasje të vullnetit për zgjidhjen e problemit.

“Ne nuk do t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, për këtë le të marrin përgjegjësi institucionet kompetente. Ne dëgjojmë se ministrja dhe zv. ministri nuk janë të informuar për bo* jkotin tonë. Ju falënderojmë juve mediave. Ne habitemi se si organet kompetente nuk janë të informuara për rastin”, u shpreh një tjetër banor.
“Ne nuk kemi nevojë që me dhu* në të futemi brenda, por kemi nevojë për dialog dhe fëmijët ti pranojnë në këtë shkollë”, tha një banorë i Bërnjarcës.