“Bankat e postat plot njerëz Filipçe thotë mos dilet pa nevojë pas orës 18”

Gjyla Çeliku
Qeveri koti me masa antikovid koti
Filipqe: “Të mos dilet pas orës 18:00 pa nevojë”, ndërsa nga mëngjesi deri në 18:00 bankat e postat plot njerëz në rend për pagesa dhe mundësi infektimi 100%
Ndahen ndihmat, tash rendi nëpër shitore njejtë.

Restorantet punojne, fëmijët pushojnë. 6000 den është vetem rryma, cfare ndihme është kjo?
Spitalet plot, njerzit vdesin çdo ditë sikur me qenë objekte të vjetëruara dhe kot.
Spitalet provinciale pa kushte fare.
Mjekët janë heronj, por pa kushte s’mund të arrish maksimumin.

Kazinot 24 orë online, fatkeqësisht viruse shëndetësore, psikike dhe dëmtime familjare.
Bizneset private mbyllen dita ditës.
Ajri i ndotur vazhdon të ndotet, ja sot me sytë e mi e bëra nje inqizim në Kërçovë në TEC Osllomej dhe Qeveria hesht dhe puneson militantë partiak.
A ka vlen të jetosh ne kete shtet?