Banka zhvillimore tërhoqi edhe pesë milionë euro për kreditë e lira për kompanitë vendore

Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup sot tërhoqi edhe pesë milionë euro për kredi të lira për kompanitë vendore. Përfundimisht me këtë transhë, deri më tani janë tërhequr gjithsej 30,6 milionë euro nga gjithsej 50,9 milionë euro të parapara si kredi të lira për kompanitë vendore.

Transha e gjashtë nga linja kreditore EIB faza 5 të cilën e shfrytëzon Banka zhvillimore, është miratuar për 8 projekte të reja të kompanive vendore. Me këtë, deri më tani gjithsej 113 kompanive vendore përmes gjashtë bankave komerciale iu mundësua të shfrytëzojnë kredi të lira me normë interesi deri 1,6 për qind. Këto 113 kompani vendore do të mbështesin punësime të gjithsej 222 personave.

Në fillim të shtatorit do të tërhiqet edhe transha e fundit, e shtatë nga EIB linja kreditore në shumë prej rreth 20 milionë eurove.
Deri më tani, nga linja kreditore EIB faza 5 e cila paraqet 100 milionë euro janë tërhequr gjashtë transhe në shumë të përgjithshme prej 79,7 milionë eurove, me të cilat janë mbështetur 259 projekte të kompanive vendore me të cilat punësohen 706 persona.