Banka popullore parashtroi padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Eurostandard


Banka popullore informoi se në Prokurorinë publike ka parashtruar padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Bankën Eurostandard SHA Shkup, ta ni në falimentim.

“Duke e pasur parasysh nenin 181 të Ligjit për bankat, me të cilin i vihet normë veprës penale – Shkaktim i falimentimit të bankës, Banka popullore në Prokurorinë publike ka parashtruar paraqitje penale kundër ish-personave përgjegjës në “Eurostandard banka” SHA Shkup – tani në falimentim. Njëkohësisht, në Prokurorinë publike, Banka popullore propozoi edhe ndërmarrjen e masave të cilat janë në drejtim të mbrojtjes së interesave të kreditorëve”, kumtoi Banka popullore.

Nga atje shtojnë se për shkak të karakterit të procedurës dhe duke i respektuar kompetencat e Prokurorisë publike dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë, në këtë moment, Banka popullore nuk mund të ndajë informata më të hollësishme.