Banka Popullore i konfirmoi shtrenjtimet


Inflacioni deri në fund të këtij viti do të arrijë në 3.1 për qind. Banka Popullore e rishikoi normën e inflacionit nga projektimet që u bënë në prill kur pritej inflacion prej 2.2 %. Rritja e inflacionit është si rezultat i çmimit të ushqimeve dhe energjisë në nivel botëror, e që pritet të stabilizohen pas Vitit të Ri. “Për këtë vit ne projektuam që inflacioni të mbetet në nivelin mesatar prej 3.1 %, ndryshe nga pritshmëritë e mëparshme prej 2.2 %. Për vitin e ardhshëm parashikojmë ulje të normës së inflacionit në 2.4 %. Rreziqet e inflacionit lidhen kryesisht me pasigurinë e çmimeve botërore, veçanërisht të energjisë, si dhe me çrregullimet afatgjata në zinxhirin e furnizimit global”, u shpreh Anita Angelovska- Bezhovska-Guvernatore

Banka Popullore e la projeksionin për rritje vjetore të Prodhimit Bruto Vendor prej 3.9 për qind në nivelin e njëjtë si në projeksionet e prillit. Pritshmëritë janë që në vitin 2022 ekonomia të rimëkëmbet nga kriza COVID.“Ne për ekonominë tonë parashikojmë rimëkëmbje më të ngadaltë, megjithatë 3.9 % do të thoshim se është rritje solide, rritje që nuk na kthen në nivelin e para krizës këtë vit, por vitin e ardhshëm kur presim të arrijmë dhe ta kapërcejmë nivelin e para krizës”, deklaroi Anita Angelovska- Bezhovska-Guvernatore BPM.

Nga Banka Popullore thonë se vendi ka stabilitet financiar, sepse ka nivel të lartë të rezervave shtetërore prej 3,6 miliardë euro dhe stabilitet të denarit.