Banka Popullore e Maqedonisë: Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore do ta zbusë rritjen e çmimeve


Rritja e normave të interesit nga ana e një pjese të madhe të bankave qendrore në mbarë botën do të veprojë në zbutjen e rritjes së çmimeve dhe parandalimin e pritjeve për rritje të inflacionit. Institucionet ndërkombëtare presin stabilizim në periudhën në vijim, ndërsa më pas edhe ulje të çmimeve të prodhimeve primare, që do të veprojë në mënyrë qetësuese edhe ndaj presioneve globale edhe ndaj atyre vendore. banka popullore gjithashtu reagoi tek norma e interesit, ndërsa solli edhe një sërë masash për rritje të denarizimit dhe nxitje të kursimit në valutë vendore, thotë drejtoresha e Drejtorisë për politikë monetare dhe hulumtim pranë bankës popullore, Biljana Davidovska-Stojanova.

“Dinamika e inflacionit në masë të madhe do të kushtëzohet nga rrugica e lëvizjes së çmimeve të prodhimeve primare. Institucionet ndërkombëtare për periudhën në vijim presin stabilizim e më pas edhe ulje të çmimeve të prodhimeve primare, që do të veprojë në mënyrë qetësuese edhe ndaj presioneve globale edhe ndaj atyre vendore. Kjo konstatohet edhe me kthesën rrjedhëse në pritjet, të cilat për herë të parë pas një periudhe më të gjatë tregojnë për rritje më të ulët të disa nga prodhimet vendore, e para së gjithash të ushqimit. Shtrëngimi i kushteve financiare globale, gjatë rritjes së normave të interesit nga ana e shumicës së bankave qendrore në mbarë botën, gjithashtu, do të veprojë në zbutjen e rritjes së çmimeve dhe parandalimin e rritjes së pritjeve të inflacionit. Duke pasur parasysh atë, edhe pse inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë në suaza globale, pritet që në periudhën në vijim ai gradualisht të normalizohet dhe të reduktohet në korniza normale në afat të mesëm. Kjo gjithsesi edhe më tutje është e shoqëruar me një paqartësi të caktuar, duke pasur parasysh se çmimet botërore të prodhimeve primare dukshëm oscilojnë nën ndikim të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë dhe lëvizjes së tyre në periudhën e fundit është e ndryshueshme dhe më vështirë e parashikueshme”, thekson në intervistë për “Pari.mk” Davidovska-Stojanova.

Inflacioni momental, si tek ne, ashtu edhe në korniza globale, siç thekson ajo, në masë të madhe i referohet faktorëve në anën e ofertës, e ai është presioni i fuqishëm nga çmimet e ushqimit dhe energjisë, që, ndërkaq, vjen nga oferta e zvogëluar për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Megjithatë, duke pasur parasysh atë që këto presione zgjasin më gjatë, rritja e çmimeve bëhet gjithnjë e më e përhapur dhe bartet tek çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve të tjera,, duke i nxehur plotësisht pritjet e inflacionit, të cilat gjithashtu mund të kontribuojnë për rritje të çmimeve.

“Për këtë shkak, pjesa më e madhe e bankave qendrore, duke e përfshirë edhe Bankën popullore, filluan me shtrëngim gradual të politikës monetare, përmes tërheqjes graduale të likuiditetit të injektuar dhe me rritje graduale të normave themelore të interesit. me shtrëngimin e politikës monetare dërgohet sinjal përmes kanalit të pritjeve, duke i mbajtur pritjet e inflacionit në nivel të ulët. Tek ne ndryshimet në likuiditetin e normave të interesit u shoqëruan edhe me masa të tjera shtesë. Kjo para së gjithash ka të bëjë me rezervën e detyrueshme, me ç’rast ndryshimet janë në drejtim të stimulimit të mëtutjeshëm të preferencës për dispozicion me valutën vendore. Kështu, me këto masa veprohet edhe në drejtim të rritjes së denarizimit de nxitjes së kursimit në valutë vendore”, thotë Davidovska-Stojanova.