Banka Popullore: Bitcoin nuk është e ndaluar, por trajtohet si larje parash

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë sqarim, për atë se si trajtohen kriptomonedhat – bitcoin në vendin tonë.
Thonë se bitcoin nuk është e rregulluar me Ligj, por kjo nuk e bën atë të pa*ligjshme.

“Në vendin tonë, ashtu si në vendet tjera, çështja e emetimit, investimit dhe tregtimit me kriptomonedha nuk është e rregulluar, duke përfshirë edhe në Ligjin për Punë me Deviza (dhe aktet e tij nënligjore) i cili i rregullon edhe operacionet në vendet e huaja. Sidoqoftë, kjo nuk e bën punën e kriptomonedhave të pa*ligjshme, por për momentin është e parregulluar”, thuhet në njoftimin e BP-së.

Më tej sqarojnë, se për shkak të statusit të padefinuar me ligj, bitcoin trajtohen si larje parash dhe financim të terr*orizmit.
“Për shkak të kompleksitetit dhe anonimitetit të tyre, transaksionet me kriptomonedha kanë nivel më të lartë të rre*zikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Prandaj, bankat janë të detyruara të veprojnë në përputhje me kërkesat përkatëse lidhur me regjimin e kursit të këmbimit, si dhe me rregulloret për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terr*orizmit”, sqarojnë më tej nga PB-ja.

Përfundojnë, se edhe globalisht nuk ekziston një rregullore që rregullon emetimin, investimin dhe tregtimin me kriptomonedhave, megjithëse nevoja për rregullim bëhet gjithnjë më e dukshme.
Kriptomonedhat, për sa i përket kualifikimeve zyrtare ndahen në dy kategori:

kriptomonedha të destinuara për pagesa (payment type), që kanë karakteristikat e bitkoinit (Bitcoin-like crypto-assets – BLCA) dhe klasifikohen si aktive jo financiare, dhe investimet në kriptomonedhat e këtij lloji kanë trajtimin e investimeve në aktive jo financiare, jo materiale, sepse këto transaksione janë rrjedhëse dhe jo financiare.
Kriptomonedha që kanë karakteristika të instrumenteve financiare (stablecoins, gjegjësisht asset-referenced token) dhe klasifikohen si aktive/investime financiare.