Banka Botërore ndihmon ndërtimin e rrugës në Kriva Pallankë

Me kredi prej 10 milion eurove nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, do të rindërtohet rruga nga Kriva Pallanka deri në pikën kufitare Deve Bair. Gjatësia e përgjithshme e pjesës që do të modernizohet është 13 km, dhe në mënyrë plotësuese, rruga do të ketë edhe korsi të tretë. Paratë do të përdoren edhe për përfundimin e punimeve të ndërtimit në disa nga rrugët ekspres që po ndërtohen në vend. Kredia është me një periudhë shlyerjeje prej 15 vjetësh dhe është me një normë variabël interesi e cila tani është rreth një për qind. Sipas kushteve të kredisë, Ndërmarrja Shtetërore për Rrugë Shtetërore do të duhet t’i paguajë EBOR-it provizion vetëm një herë në vlerë prej një për qind të shumës së kredisë, si dhe provizion për një pjesë të pa tërhequr të kredisë prej 0.5 për qind në vit.