Banka Botërore: Çmimet nuk ulen deri në vitin 2024

Rritjet e çmimeve janë të lidhura me luftën Rusi-Ukrainë dhe do të zgjasin të paktën deri në fund të vitit 2024, deklaroi Banka Botërore të martën. Në analizën e saj, u tha se bota po përballet me goditjen më të madhe të çmimeve të mallrave që nga viti 1970. Situata po përkeqësohet më shumë për shkak të kufizimeve të tregtisë së ushqimeve dhe karburantit.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror, ku bashkë me Ukrainën, ajo përbën gati një të tretën e eksporteve globale të grurit. Si rezultat, Banka Botërore pret që çmimet e energjisë të rriten më shumë se 50 për qind gjatë vitit 2022. Sa i përket përgjigjeve të politikave ndaj krizës, banka veçoi shkurtimet e taksave dhe subvencionet.