Një bandë kriminale ka tentuar të rrëmbejë foshnjën e porsalindur të Neymar. Tre persona janë hyrë në banesën e Bruna Biancardi, në Cotia, në shtetin e Sao Paulos, për të rrëmbyer vajzën 1 muajshe të ish-çiftit, por në shtëpi kanë gjetur vetëm prindërit e saj.
Ata kanë marrë peng prindërit e infuencueses braziliane dhe i kanë lidhur, duke u mbyllur edhe gojën. Pasi kanë marrë sende me vlerë dhe para, janë larguar.
Sipas policisë një prej autorëve është arrestuar dhe banonte në kompleksion ku kishte banesën Bruna Biancardi. Autorët janë identifikuar nga automjeti që kanë përdorur për të kryer tentiatiën për rrëmbim.
Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin Bruna Biancardin dhe Mavie, ish-partneren dhe vajzën e sulmuesit.
Fqinjët njoftuan policinë pasi vunë re se diçka e çuditshme po ndodhte në shtëpi.
Agjentët rrethuan banesën dhe arritën të arrestojnë një 20-vjeçar, i cili ishte fqinj i influenceres. Të tjerët u arratisën me çanta luksoze, ora dhe stoli.
Bruna Bianciardi kishte festuar arrdhjen në jetë të vajzën së saj, Mavie, vetëm disa orë më parë, ndëraa Neymar kishte publikuar një foto në Instagramin e tij me vogëlushen në të njëjtën ditë.
Pas ngjarjes Bruna Biancardi reagoi në një postim në rrjetin social ku u shpreh se nuk ishte në banesë në momentin që prindërit e saj u morën peng.
“Për të qetësuar miqtë, familjen dhe ata prej jush që më ndiqni, po ju informoj se më është grabitur shtëpia dhe prindërit e mi janë marrë peng. Unë, Mavie dhe motra ime nuk jetojmë më atje, as nuk ishim në shtëpi në atë kohë”, shkroi ajo
Ndërsa shtoi: “Falë Zotit jemi të gjithë mirë. E rëndësishme është që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të kapen autorët. Falënderojmë Zotin që na ka ruajtur dhe lutem që gjithmonë të mbrojë familjen time”.