Baltosja e Arta Toçit, një mision jonjerëzor!

Nga Emin Azemi

Pedagogia universitare Arta Toçi, bija e shkrimtrarit emblematik, Murat Isaku, pa të drejtë është shënjestruar nga një tufë njerëzish që, ose nuk dinë të lexojnë shqip, ose lexojnë gabim atë që dikush e shkruan.
Zonja Toçi ka folur për një kontest kohor që është i largët, atëherë kur analfabetizmi ushqehej nga mbatjta e ferexhes dhe anasjelltas, dhe intelektualët patriotë, përfshi edhe disa teologë përparimtarë, luftuan me të madhe që femra shqiptare të lirohet nga ferexhja.

Është kjo periudha e fundviteve dyzetë dhe fillimi i pesëdhjetave, atëherë kur propaganda kundër shkollimit të shqiptarëve ishte arma kryesorëve e UDB-ashëve që jo rrallë flisnin edhe shqip, të cilët me të madhe përhaplnin slloganin famëkeq “shkolla të bën shka”.

Profesoresha e nderuar Arta Toçi kur ka folur për kontributin e arsimtarëve në luftimin e analfabetizmit, e ka pasur parasysh efektet që kishte lënë analfabetizmi në mënyrën e jetesës së shqiptarëve, prandaj aksioni për heqjen e ferexhes (mbulesës) në ato vite ishte më se i domosdoshëm dhe lidhej drejtpedrejt me ndryshimin e një kodi të trashëguar të veshjes por edhe parakusht për shkollimin e atyre brezave – djemëve e vajzave, të cilat në vitet e mëvonshme (vitet 60, 70, 80 ….) mbajtën barrën kryesore të edukimit dhe emancipimit shoqëror.

Gjithë këtë progres të vogël që e kemi ne sot. është rezultat i atyre përpjekjeve titanike të arsimtarëve e arsimtareve shqiptare, të cilët vendosën themelet e emancipimit e përparimit…
Ta linçosh një zonjë të nderuar, duke e zhvendos kontekstin e mendimit të saj, është një fenomen i frikshëm që ta kujton inkuizcionin mesjetar.

Asnjë kauzë e drejtë, qoftë ajo edhe fetare, nuk mbrohet duke linçuar mendimin e tjetrit.
Prandaj profesoresha Arta Toçi duhet të ndjehet mirë dhe krenare që është bija e një shkrimtari të shquar, prej të cilit të gjithë ne kemi mësuar shkrimin-leximin e gazetarisë dhe letërisisë, dhe mendimet e saj sigurisht nuk guxojnë të satanizohen nga askush, sidomos nga badihavxhjtë e Facebook-ut, të cilët marrin guximin të shkruajnë vetëm kur duhet dikush të baltoset.

Kjo është e papranueshme!

Kjo nuk kalon!