“Ballkani i Hapur” – Ja kur do të takohen Rama, Vuçiqi dhe Zaevi

Takimi i radhës për iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Se Vuçiq do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediet serbe. Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.