Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës së datës 13 maj, për shkak se siç tha ai, atë ditë është Bajram.
“Seanca në 13 maj nuk mund të mbahet se është Bajram, dhe është festë zyrtare dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetë”, tha Balla në parlament.
Kujtojmë se një përkim i tillë ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017 pikërisht mes ditës zë votimit dhe ditës së Fiter Bajramit.
Mbrëmjen e marrëveshjes së 17 majit mes Ramës dhe Bashës u caktua data 25 qershor si ditë zgjedhjesh, ndërkohë që po atë ditë rastisi të qe Bajram.
Por datë tjetër s’mund të kishte pasi ajo përbënte afatin e fundit kushtetuese për zgjedhje.