Bakiu: Negociatat me VMRO-DPMNE-në shkojnë në drejtim të duhur


Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit mes liderëve të koalicionit VLEN dhe Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO-DPMNE-së ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur.

“Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nalt poshtë nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat”, tha Bakiu.