Bajrami: BFI-ja pesë vjet nuk ka dorëzuar raport për punë deri tek Regjistri qendror

Pesë vitet e fundit Bashkësia Fetare Islame nuk ka dorëzuar raport bazë dhe llogari vjetore deri tek Regjistri qendror. Për shkak të mosmarrjes së masave nga ana e Regjistrit qendror, Komisioni antikorrupsion do të ngritë iniciativë për konfirmimin e përgjegjësisë së drejtorit dhe peronave zyrtarë të këtij institucioni deri tek Qeveria. KSHPK nga DAP-i do të kërkojë të dorëzojë procesverbal për kontrollin e kryer financiar për punën e BFI-së për periudhën nga 1 janari i vitit 2014 deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Antikorrupsioni do ta presë procesverbalin për të vendosur çfarë masa do të ndërmarrë, ndërsa për këtë do ta njoftojë edhe Qeverinë, informon antikorrupsionisti Nuri Bajrami.

“Nga Ministria e Financave kemi marrë informacion se BFI-ja, në bazë të kthimit të pronës, ka marrë bond në vlerë prej 9.100.000 euro, si kompensim për pronën e cila nuk mund të kthehet ose më konkretisht bëhet fjalë për mbi 48.000 metra katrorë tokë dhe 210 metra katrorë hapësirë banesore”, thotë Bajrami.

Ai informoi se për keqpërdorim të punës financiare të BFI-së është dorëzuar kallëzim deri tek Prokuroria Publike për krim të organizuar, ndërsa deri tek Antikorrupsioni ka dorëzuar kopje nga kallëzimi dhe janë treguar 116 dëshmi. Për shkak të procedurës në prokurori, Bajrami tha se nuk mund t’i prezantojë ato dëshmi.

Nga Komisioni antikorrupsion do të kërkojnë kontroll të rregullativës, gjegjësisht të Ligjit për kisha, bashkësi fetare dhe grupe religjioze, Ligjin për shoqata dhe Ligjin për llogaridhënie të organizatave jofitimprurërse, sepse nuk janë të gjithë me një emër, ndërsa dikush mund të krijojë konfuzion mes shoqata jofitmprurëse, shoqatave të qytetarëve dhe qytetarëve të bashkuar, sqaroi Bajrami.

Ai e porositi kreun e deritanishëm të BFI-së Sulejman Rexhepi se “askush nuk është mbi ligj, pra as BFI-ja”.