Bajram Mehmeti i cili u pranua në Fakultetin e Mjekësisë pas 4 vitesh tentimi radhazi është nje storje e durimit dhe vleresimit

Storja e Bajram Mehmetit, të riut nga Mitrovica, është nga storjet e rralla inspiruese që mund të ndëgjoni ndonjëherë.
Ai nuk rreshi së tentuari për 4 vite radhazi që të pranohej në drejtimin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, qëllim ky të cilin e arriti më në fund gjatë këtij viti. Arsyeja kryesore pse ambicja e tij u penalizua katër herë ishte mungesa e pikëve të nevojshme në testin e maturës të cilin e kreu në vitin 2016.
Bajrami në vitin 2013 ishte regjistruar në shkollën e Mesme të Mjekësisë, me motivin që studimet më tej t’i vazhdonte në Universitetin e Prishtinës si stomatolog, për çka nuk rreshi së punuari asnjëherë.

Ai për katër vite radhazi, çdo ditë ka udhëtuar me autobus nga fshati Bajgorë, për të mësuar në bibliotekën e qytetit dhe përgjatë një viti ka ndjekur edhe trajnimet në organizatën RINAS në lëndët kimi dhe biologji.
Tregimi i Bajramit nuk përfundon me kaq, dy vjet më parë ai ka regjistruar edhe një fakultet tjetër jopublik, ku ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë studimet për infermieri, me qëllim që ta shfrytëzojë kohën sa më mirë.
“Dëshira ime më e madhe është që t’i shërbejë vendit tim në emër të Zotit me përkushtimin më të madh”, ka thënë 22 vjeçari mitrovicas