Bajqinovci jep shenja se koalicioni VV-LDK është afër …


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi ka dhënë sinjale pozitive se koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës është afër.

Bajqinovci po thotë se Kosova do ta ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit, me kryeministër e ministra që gërshetojnë dije.

Sipas tij, garanci e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës si partnere.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.

“Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë.”