Bajden: Ditët më të zeza në luftën kundër koronavirusit janë para nesh

residenti i ri amerikan Xho Bajden në mesazhin e krishtlindjeve drejtuar bashkëqytetarëve mbrëmë theksoi se lufta kundër pandemisë vazhdon dhe e akuzoi administratn aktuale që ka lejuar të ndodhin sulme të mëdha kibernetike mbi SHBA-në.

Parandalimi i pandemisë së koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë është njëra ndër punët me të cilat administrata e re e Bajdenit do të merret pas ndërmarrjes së Shtëpisë së Bardhë.
“Ditët më të zeza në luftën kundër virusit janë para nesh, e jo pas nesh, duhet të tregojmë durim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri që ta fitojmë”, tha ai. Kërkoi që amerikanët të jenë të kujdesshëm për festat, “të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë edhe pak të ndarë, siç bëmë për Ditën e Falënderimeve”.

Bajdemi e kritikoi presidentin Donald Tramp për atë se i ka nënvlerësuar sulmet kibernetike.
Disa persona zyrtarë e akuzuan Rusinë për sulmet e paradokohshme kibernetike mbi dhjetëra agjenci amerikane dhe për përhapjen e programeve të dëmshme te mijëra kompani. Presidenti i ri për këtë deklaroi se nuk ekzistojnë indikacione se gjendja është nën kontroll. Paralajmëroi se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, dhe do të kundërpërgjigjen në sulmet.

Bajdeni e akuzoi presidentin aktual në atë se nuk ka siguruar mbrojtjen e vendit. Gjithashtu, i kritikoi shërbimet se nuk bashkëpunojnë plotësisht në ndërmarrjen e pushtetit nga ekipi i tij, dhe se Ministria e Mbrojtjes “nuk dëshiron madje edhe të brifojë për shumë çështje”.
Bajdeni i lavdëroi Kongresin për miratimin e ligjit për ndihmë ekonomike, dhe premtoi se menjëherë pas ndërmarrjes së pushtetit, do të kërkojë masa shtesë për mbrojtjen e amerikanëve.