Bahri Cani: Intervistimi i Thaçit po vazhdon, ai po u përgjigjet të gjitha pyetjeve

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani është duke përcjellë nga afër intervistimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për ditën e tretë radhazi.
Cani në Info Magazine tregoi se presidenti Thaçi nuk është deklaruar për media dhe se intervistimi ende është duke vazhduar.
“Është dita e tretë e intervistimit të Presidentit dhe ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi ka ardhur si i dys*huar për kr*ime luf*të në Dhomat e Specializuara. Në ditën e parë është deklaruar se ka ardhur për ta mbrojtur luf*tën e pastër të UÇK-së ku tha se historia nuk do të rishkruhet ndërsa në ditën e dytë dhe të tretë nuk është deklaruar për media”.

Cani tregoi se numri i mbështetësve të presidentit Thaçi është shtuar për dallim nga dy ditët e kaluara.
“Kanë ardhur rreth 30 qytetarë nga vende të ndryshme për ta përcjellë intervistimin e Thaçit ku me vete kanë marrë fotografi të kri*meve serbe në Reçak dhe mas*akra tjera”.
Mbështetësit në Hagë kënduan shumë nga këngët patriotike kushtuar UÇK-së dhe luf*tëtarëve.
Cani mes tjerash tregoi se nuk dihet asgjë konkrete rreth procesit të intervistimi të Thaçit as në ditën e tretë.

“Për procesin dhe intervistimin nuk po thuhet asgjë konkrete por ajo që dihet mirë është që Prokurori e ngarkon presidentin Thaçi, kryetarin e PDK-së Veselin dhe të tjerët për kr*ime të rënda lu*fte”.
“Po ashtu ajo që mendohet është se Gjykatësi përkatës ka kërkuar informacione shtesë – mirëpo informacione zyrtare nuk ka dhe të gjitha janë në nivel të burimeve të informuara mirë”.
“Sipas burimeve tona dihet se Thaçi është duke i paraqitur argumentet e veta – nga burimet që kam thuhet se Thaçi është duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet për atë po vazhdon kaq gjatë intervistimi”, deklaroi Cani.
Gazetari Cani tregoi se interesimi i mediave ka rënë mirëpo është shtuar interesimi i mbështetësve të UÇK-së.

“Deri në ditën e djeshme interesimi ka qenë shumë më i madh ndërsa sot ka vetëm 2-3 ekipe që janë duke raportuar, mediat ndërkombëtare kanë zgjedhur me gjasë të shkojnë të raportojnë nga Brukseli mirëpo sot ka më shumë mbështetës që kanë ardhur për ta mbështetur presidentin Thaçi dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Teksa ende nuk ka asgjë zyrtare nga Zyra e Kryeministrit Cani nga burimet e tij tregoi se takimi i Brukselit do të fillojë në ora 16:00.