Një i mitur ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas lëndimeve që mori nga goditja e një automjeti të rënd në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Indeksonline mëson se 12 vjeçari G.Shoshi u godit aksidentalisht nga një bager i cili kalonte rreth shtëpisë së tij.
Vogëlushi i ndjerë u dërgua me shpejtësi në ambulancë mirëpo s’arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë.Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i Shoshit bëhet pas orës 15:00 në varrezat e fshatit.