Bad News Eagles e fitojnë ndeshjen e parë para publikut brazilian në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

Ka filluar me fitore gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit. Në këtë turne ekipi shqiptar, është në garë me skuadrat më të mira të botës, për një grup çmimesh që kalojnë vlerën 1.2 milion dollarë.

Bad News Eagles tashmë janë dy ndeshje larg kualifikimit në fazën tjetër në turneun në Brazil, pasi mposhtën ekipin brazilian 00Nation në ndeshjen e tyre të parë. Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo1’ në mapin ‘Vertigo’ përfundoi me rezultat të bindshëm 16-3 në të mirë të ekipit shqiptar

Siç duket ndeshjet jo të mira të ekipit Bad News Eagles në këtë map së fundmi, e kanë shtyrë ekipin brazilian për ta dërguar ndeshjen aty, por bNe kësaj radhe i befasuan të gjithë. Paraqitje fantastike kanë treguar të gjithë lojtarët e ekipit Bad News Eagles, ai më i dalluari për nga statistikat ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 21 eliminime gjithsej. /Telegrafi/
https://twitter.com/_badnewseagles/status/1587112009597861889?t=40umz51X5fxyCp2abFmIeA&s=19