Pas humbjes së djeshme në gjysëm finalen e turneut REPUBLEAGUE CS:GO, Bad News Eagle edhe sot u përballën me një ekip tjetër për vendin e tretë të këtij turneu. Ekipi shqiptar sot u përball me ekipin nga Danimarka ECSTATIC, ku ekipi shqiptar fitoi 2:0.
Mapi i parë u zhvillua në Verigo i cili u zgjodh nga ekipi kundërshtar ECSTATIC, round i cili u fitua nga ekipi shqiptar 16-10, fitore e cila u arrit pasdisa disfatave.
Mapi i dytë u zhvillua në Dust2 i cili u zgjodh nga ekipi shqiptar dhe ku përfundoi gjithçka në këtë lojë i cili u fitua gjithashtu nga ekipi shqiptar 16:14. Fituesit e kësaj loje do të fitojnë 16.000 euro.
Loja filloi nga ora 16:00, në formatin ‘Bo3’ dhe u transmetua në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch. Aty mund t’a shikoni lojën edhe më pas e cila regjistrohet kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE CS:GO, por edhe me komentim shqip mund t’a shikoni në kanalin zyrtar të Ernest Xhocit – XHOCII.
Kujtojmë se Bad News Eagles në rang botëror në HLTV.ORG gjendet në vendin #21 kurse ekipi kundërshtar ECSTATIC në vendin #29./Expuls.mk/