Koalicioni i ri që po ndërtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendon se e ka mbështetjen e 64 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
LDK po pret që shumë shpejt të finalizojë marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe, në mënyrë që të procedojë më pas te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emrin e kandidatit për kryeministër.
Ndonëse, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli njëherë kishte deklaruar se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë Qeverie, duket se ai ka ndërruar mendje.
IndeksOnline mëson nga burimet se Pacolli ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të udhëheq ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ndryshe, sot Pacolli ka udhëtuar me aeroplan privat nga Zvicra për t’u kthyer në vendlindje, por momentalisht ndodhet në Tiranë.