Babi që ngacmoi seksualisht vajzën deklarohet në Gjykatë: Kisha pirë, ndjenjat nuk komandohen

Ka dalë sot para Gjykatës së Korçës për tu njohur me masën e sigurisë, 37-vjeçari Rodolf Merolli, i denoncuar nga vajza e tij 18 vjeçe për ngacmim seksual.

Duke folur në gjykatë, Merolli ka mohuar akuzat duke thënë se nuk mban mend asgjë.

“Isha i pirë dhe i droguar, nuk mbaj mend asgjë. Është një barrë shumë e madhe për mua”, ka thënë ai në gjykatë.

Denoncimi i vajzës ndaj të atit u bë para tre ditësh, ku tha se teksa kishte shkuar të atin që ta takonte, ai i kishte kërkuar që të bënin seks.

Madje në një filmim të bërë prej saj, dëgjohej ti thoshte se “Vetëm një herë, do ndihesh mirë. Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë. E di, me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjenja, ndjenjat nuk komandohen”.

Ngjarja u shënua në fshatin Vloçisht duke shkaktuar tronditje të madhe. /a.y/noa.al