Lionel Messi është kthyer në temë të mediave botërore këto ditë, pas kërkesës së tij për largim nga Barcelona.
Shumë klube janë vënë në garë për yllin argjentinas, i cili ende nuk ka folur për vendimin e tij dhe cili do të jetë hapi i ardhshëm.
Nga Franca vijnë lajme që kthjellojnë paksa të ardhmen e Messit.
Sipas L’Equipe, babai Lionel Messi, Jorge e ka informuar Paris Saint-Germainin se argjentinasi nuk kalon te klubi francez, pasi që ka vendosur të kalojë te Manchester City.
Sipas gazetës franceze, drejtori i PSG-së, Leonardo, ka rënë në kontakt me Jorge Messin për ta informuar për interesimin e klubit nga Ligue 1 për djalin e tij.
Mësohet se Leonardo është informuar për zgjedhjen e re të Messit, ku ai do të kalojë te Manchester City për tu bashkuar me Pep Guardiolan