Babë e bir nga Podujeva vdesin nga Covid-19, familjarët tregojnë se si u infektuan, asnjëri nuk kishin probleme të tjera të rënda shëndetësore
Të pame nuk kanë, por njoftimet për vdekje, janë vendosur në dyert e shtëpisë.
Të hënën, familja Rrahimi nga Podujeva, u godit edhe nga një ngjarje e rëndë.
Këtu, babë e birë, vdiqën brenda 4 ditëve.
Fillimisht, kryefamiljari, Isuf Rrahimi, si pasojë e infektimit me virusin korona, ndërroi jetë të enjten.
E pak ditë më vonë, betejën me virusin korona e humbi edhe i biri i tij, Valon Rrahimi.
Enver Maloku, kushëri i viktimave, thotë që Isuf Rrahimit, gjendja ju keqësua pasi u kthye nga spitali, ku qëndroi për 10 ditë dhe doli negativ.
Rrahimi thotë që kanë dyshime, që virusin mund ta kenë marrë pikërisht gjatë qëndrimit në Klinikën e Pulmologjisë.
Ndërsa, 41 vjecari, virusin e mori gjatë kohës sa po kujdesej për babain e sëmurë.
Ai po ashtu thotë, që Valoni nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Ndërsa babai i tij, Isufi, kishte pak shqetësime shëndetësore.
Në fund, Rrahimi ka porositur të gjithë qytetarët e vendet, të mos ta neglizhojnë këtë virus.
E ky rast, ka prekur edhe banorët e kësaj lagje në Podujevë.
Ndërkohë, të tronditur nga kjo ngjarje janë edhe në Komunën e Podujevës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka porositur llapjanët për kujdes, pasi Podujeva gjendet në zonën e kuqe.
Ndërkohë, 41 vjecari që ndërroi jetë të hënën, pas vetes la gruan dhe 3 fëmijë.
Ndërkohë, Ikshpk, të martën bëri të ditur, se edhe 59 raste të tjera, u shënuan me covid 19 me qytetin e Podujeves.