Babë e bir mashtrohen me 5000 euro nga një person nga Çegrani, u kishte premtuar rregullimin e dokumeneve të huaja por ne fund u kishte dhënë dokumente të falsifikuara

Me datë 14.11.2024 në ora 17:20 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJPÇegran, kanë privuar nga liria personin N.A.(44) nga ai fshat duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga një 20 vjeçar nga i njëjti fshat, se në maj të vitit 2024 ai dhe babai i tij janë mashtruar nga personi për një shumë prej 5000 euro.  Sipas kallëzimit, ai u ka kërkuar paratë për të ndërmjetësuar për lëshimin e dokumenteve të huaja dhe pasi janë lëshuar dokumentat është konstatuar se dokumentat janë të falsifikuara.  Me urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë kryer bastisje në shtëpinë e N.A., gjatë të cilit kanë gjetur dhe konfiskuar sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale.  Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.