Babai tenton ta vr*ase djalin!


Dhuna e rëndë në familje nga babai 46-vjeçar ndaj djalit të tij 20-vjeçar ka ndodhur pardje në Shkup. Babai ka tentuar të vr*ass djalin e tij, duke e go*ditur tre herë me thi*ke kuzhine.

Djalin e pla*gosur rëndë e ka shpëtuar një dëshmitar, i cili e ka dërguar edhe në spital.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkon masën e paraburgimit për prindin.

Më 14 janar, në kuzhinën e lokalit të tyre në Shkup, në rrugën “Kiril Pejcinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’ia marrë jetën djalit të tij, thotë Prokuroria.