Babai shqiptar dyshohet ekzekutoi vajzën pasi ishte në lidhje me një ….

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri. Sipas mediave greke, një shqiptar ka ekzekutuar vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Viktima është Anxhela Pjetri 28-vjeçe nga Berati, ndërsa i ati është shoqëruar në polici menjëherë pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në Alepou të Korfuzit në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa është zbuluar dje.

Një shtetas afgan, që ishte në lidhje me 28-vjeçaren, hodhi dyshimet në polici se vajza mund të ishte ekzekutuar nga babai për shkak se nuk miratonte lidhjen e tyre.

Sipas policisë greke, Angjeliqi ka plagë të rënda në kokë të shkaktuara nga goditje me mjete të forta.

Babai i 28-vjeçares gjatë marrjes në pyetje nga policia ka pranuar veprën dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur.