Babai rri në shator para spitalit ku është i shtrirë djali i sëmurë me Covid-19, flasin me radiolidhje

Roberto Mates nga Kroacia, i zhgënjyer me vendimin që nuk lejohet vizita e prindërve në spital të fëmijëve, ai vendosi shatorin para spitalit që të jetë më afër të të birit që është i shtrirë, transmeton Gazeta Metro.

I biri i tij Simuni kishte temperaturë të lartë e për këtë e shtrinë në spital mjekët. Për shkak të masave epidemiologjike prindërit djalin e tyre shtatë vjeç mund ta shohin vetëm 15 minuta në ditë e për këtë arsye babai Roberto Mates ngriti shatorin para spitalit.

Ai tha se është mirënjohës ndaj mjekëve që stabilizuan gjendjen e Simunit e shtoi se për të ishte e logjikshme që të vendoste shatorin para spitalit pasi nuk mund t’i qëndronte afër të birit.

Roberto tha se sa ishte aty ishte lutur po ashtu. Ai shtoi se Simuni ishte pajtuar disi dhe ky i kishte dhënë një radiolidhje dhe ai po e përjeton këtë si një lojë tani.