Babai rrëfen si u zhduk Anisa nga Shkupi: Një vajzë më e madhe e ka marë dje nga ora e mësimit!

Nga dita e djeshme është zhdukur vajza 12 vjeçare Anisa Ajro.
Rastin në rrjetet sociale e k denoncuar nëna e saj, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e Anisës. Çdo kush që ka ndonjë informacion mund të paraqitet në numrat 071349628 ose 072232983, kurse mund të ndihmoni edhe duke shpërnda informacionin.

“Është zhdukur Anisa Ajro, është 12 vjeç. Shpërndajeni ju lutem Nëse e sheh dikush nu lutem thirrni në 071349628 ose 072232983”, shkruan nëna e saj.

Babai i saj Engini thotë se vajzën e tij e ka marë nga ora e mësimit një vajzë tjetër, me gjasë dy vite më e madhe.

“Dje e pashë për herë të fundit, herët në mëngjes, para se të shkoja në punë. Ajo po bëhej gati për të shkuar në shkollë. Ajo ka veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona kafe, është e gjatë rreth 163 centimetra. U nis për në shkollë dhe më pas nuk u kthye në shtëpi.

Sa dimë ne deri tani, gjatë orës së mësimit ka ardhur një vajzë që nuk është shoqe e saj, rreth dy vjet më e madhe se ajo. Ajo vajzë ndoshta ka gënjyer arsimtarët, që e kanë lejuar vajzën time të shkojë me të”, thotë babai i saj Engini për Fokus.

“Nga ai moment nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ku kanë shkuar, ku e kanë çuar vajzën time”, shton ai.