Babai nga Tetova raporton në polici se djali i tij ishte rrahur nga katër të mitur të cilët ia kishin marrë edhe celularin

Me datë 21.10.2024, personi M.M. (39) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20:00 në rrugën ,,Dervish Cara” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga katër të mitur, ku njëri prej tyre ia ka marrë edhe celularin.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.