Babai nga Shkupi e raporton djalin e tij në polici se ka patur sjellje agresive, ka thyer pjesë të orendive shtëpiake dhe e ka dëmtuar veturën e tij

Më 30.10.2024, rreth orës 20:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, policët nga Njësia e Krimeve të Rënda në Gjorgje Petrov kanë arrestuar një të mitur nga Shkupi, pas një denoncimi të bërë nga babai i tij 48-vjeçar. Sipas raportit, rreth orës 18:30, në shtëpinë e familjes në Gjorgje Petrov, i mituri ka shfaqur sjellje agresive, ka thyer pjesë të orendive shtëpiake dhe ka dëmtuar automjetin e babait të tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore.