Babai nga Kumanova dyshohet se ka ab*uzuar sek*sualisht me vajzën e tij 14 vjeçare

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një kumanovari 39 vjeçar, për shkak të dyshimit se i ka bërë veprat penale – Su*lm gjinor ndaj një fëmije ende pa i mbushur 14 vjeç nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 paragrafi 1 dhe Prodhim dhe shpërndarje të porn*ografisë së fëmijëve nga neni 193 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me paragrafin 45 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dy*shuari në shtëpinë e tij në Kumanovë, disa herë në periudhën kohore nga maji deri në qershor të vitit 2021, ka kryer su*lm gjinor mbi një fëmijë, vajzën e tij. Me ç’rast i ka incizuar veprimet me celular, i ka shpërndarë videot përmes rrjetit social dhe i ka bërë të qasshme për disa persona.

Në drejtim të zhvillimit të pandërprerë të procedurës penale, ndërsa për shkak të rre*zikut nga arr*atisja dhe përsëritja e veprës penale, prokurori publik deri te Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Kumanovë dorëzoi Propozim për përcaktim të masës së parabu*rgimit për të dyshuarin. Propozimi i prokurorisë është pranuar dhe me Vendim të Gjykatës, personit të dyshuar i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, citohet në kumtesë.