Babai nga Kavadari dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 7 vjeçe

Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një burri 42 vjeç i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij të lindur në vitin 2016, transmeton Portalb.mk.

I njëjti dyshohet se krimin e ka bërë në periudhën e vitit 2022-2023.

“Dyshohet se në disa raste, gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke përfituar nga fakti se ka jetuar me vajzën në të njëjtin komunitet familjar, i ka shfaqur videot me përmbajtje pornografike dhe ka vazhduar të kryejë akte të tjera seksuale ndaj saj, që sanksionohen sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar, të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

(https://welterheating.com/)