Babai nga Gostivari raporton në polici se djali i tij është rrahur nga shoqja e klasës e cila gjatë sulmit ka perdorur edhe nje send plastik


MPB ka njoftuar se me datë 16.10.2024 në ora 17:50 në DPBGostivar, personi D.P. (46) nga Gostivari ka raportuar se në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës, e cila gjatë sulmit ka përdorur edhe një send plastik.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.